Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qëndroi të mërkurën në Kosovë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës, ajo u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një takim të zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në fokus të diskutimeve ishte përkushtimi i Kosovës ndaj rrugës së integrimit evropian, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe kërkesa për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Pas takimeve, von der Leyen shprehu në një postim në platformën “X” angazhimin e BE-së për të ardhmen evropiane të të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se integrimi kërkon ndërtimin e institucioneve funksionale dhe uljen e tensioneve të brendshme.
Presidentja Osmani, sipas një njoftimi nga Presidenca, kërkoi heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e miratimit të Planit të Rritjes sapo Kuvendi i ri të fillojë punën. Ajo gjithashtu kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe theksoi përkushtimin e vendit ndaj reformave dhe demokracisë.
Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe theksoi nevojën për dorëzimin e pyetësorit të anëtarësimit dhe avancimin e Kosovës drejt statusit të kandidatit. Ai foli edhe për zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, duke i cilësuar të lira dhe demokratike.
Kurti i dorëzoi von der Leyen tri letra zyrtare për nisjen e dialogut strategjik në tri fusha kyçe: Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe Industri të Mbrojtjes – sektorë ku Kosova shpreson të thellojë bashkëpunimin ekonomik me BE-në përmes iniciativës “Single Market Highway”.
Në përmbyllje, të dy liderët kosovarë kërkuan mbështetje më konkrete nga BE-ja, ndërsa von der Leyen ripërsëriti se rruga drejt integrimit kërkon veprime konkrete dhe bashkëpunim të vazhdueshëm



Të tjera
Aktuale
Kurti njofton se zyra e kategorive të luftës zhvendoset sot nga Kryeministria në ministrinë e re
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025