Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin pa dyshim dy prej figurave më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Ata të dy bashkarisht kapën finalen e madhe, ku përkundër mbështetjes së madhe të publikut – nuk ia doli asnjëri që të fitonte.
Sido që të jetë, çifti duket se po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri – teksa një gjë e tillë po dokumentohet edhe përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë Heidi ajo e cila së fundmi ka publikuar në InstaStory disa video, ku shihet tejet e dashuruar në krahët e të dashurit të saj, Romeos.
Dyshja duket të kenë kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa kanë marrë pjesë në koncertin “Motiv” të Alban Skenderajt, të mbajtur të enjten në stadiumin “Air Albania”.
Romeo dhe Heidi ishin një nga tri çiftet që dolën nga ky edicion i Big Brother VIP Albania, pas Ilnisës dhe Meritonit dhe Sarës me Bardhin.




Të tjera
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo
Aktuale
Kriza me derivate: Trepça ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
Kosova është në mesin e vendeve
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar