Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”.
Sipas njoftimit, tryeza mbahet sot, me fillim në ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë.
“Ftesa drejtohet për përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim të adresimit të situatës aktuale politike dhe nevojës për të ndërtuar unitet e stabilitet politik në përputhje me interesin shtetëror dhe nacional. Për ne, si Shoqata, uniteti dhe konsolidimi i institucioneve të vendit janë të një rëndësie të veçantë në mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës në përballje me sfidat e brendshme dhe të jashtme. Për çfarëdo sqarimi ose konfirmimi të pjesëmarrjes ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (jo më vonë se 1 ditë para mbajtjes së tryezës) në numrin e telefonit 045 101 620 apo përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i