Është pezulluar sërish tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.
Procesi tenderues është pezulluar për shkak të ankesës së një operatori ekonomik, ku ky i fundit ka ofruar çmim më të lirë sesa operatori i rekomanduar për kontratë.
Kjo u bë e ditur pasi zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin.
“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe se do të jepen informacione për hapat e mëtutjeshëm.
Rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa disa herë janë anuluar tenderat e shpallura.
Dy klubet gjilanase që bëjnë gara në Superligën e Kosovës, Drita dhe Gjilani kanë dy vite që tani luajnë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, stadium që nuk plotëson kushtet.
Si Drita ashtu edhe Gjilani disa herë kanë ngritur zërin për vonimin e rinovimit të stadiumit, megjithatë kërkesat e tyre dhe qytetarëve të Gjilanit kanë hasur në veshë të shurdhër tani e shtatë vite.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë