I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar ka qenë në Deçan, qytet i cili, ka thënë kryetari i LDK-së, meriton më shumë, një qeverisje të përgjegjshme dhe të afërt me qytetarët.
Abdixhiku ka thënë edhe se kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Jeton Mushkolaj, është gati ta kthejë besimin qytetar në punë konkrete.
Postimi:
Sonte ishim në Deçan.
Në sallën e mbushur përplot, mes entuziazmit të madh, u bë e qartë se në këtë qytet me histori të lavdishme e me njerëz krenarë, po ndizet zëri i fitores për lidhjen tonë.
Peja po.
Istogu po.
Juniku po.
I ka ardhë koha dhe Deçanit t’i bashkohet vargut të Dukagjinit me LDK-në.
Kandidati ynë, Jeton Mushkolaj, së bashku me ekipin e tij, janë gati ta kthejnë besim qytetar në punë konkrete: zhvillim për qytetin, mbështetje për çdo lagje, dhe respekt për secilin qytetar.
Deçani meriton më shumë se kaq. Meriton një qeverisje të përgjegjshme, një udhëheqje të afërt me njerëzit, një udhëheqje që krijon të ardhme për rininë e familjet e kësaj ane. Dhe këtë udhëheqje do ta ketë vetëm me LDK-në.
Faleminderit Deçan për pritjen madhështore!
Le të fitojmë!



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës