Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke folur për disa prej figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pyetur nëse Jakup Krasniqi, Shukri Buja dhe Sokol Bashota ishin pjesëtarë të moderuar të UÇK-së, Rubin u përgjigj shkurt: “Po.”
Ai shtoi se personat që kundërshtonin Marrëveshjen e Rambujesë ishin, sipas tij, të gatshëm të shkaktonin masakra: “Por nga ana tjetër kishim persona të moderuar si Thaçi e Krasniqi që ishin të gatshëm të nëshkruanin Marrëveshjen e Rambujesë. Mirë që nuk i dëgjuan fjalët e ekstremistëve,” u shpreh Rubin.
Në vijim të dëshmisë, ish-diplomati amerikan theksoi se nuk është gjetur asnjë provë që katërshja e UÇK-së, apo drejtues të tjerë të saj, kanë pasur qëllim të ekzekutojnë apo të vrasin njerëz.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,