Futbollisti i njohur spanjoll Isco (32 vjeç), anëtar aktual i Real Betis, u martua me aktoren e njohur Sara Salamo (32 vjeçe), e cila e konfirmoi këtë informacion duke publikuar fotografi nga dasma në Instagram.
“Shtatë vjet, tre fëmijë, katër qen…Dhe pak ditë më parë thamë se duam sërish njëri-tjetrin para altarit”, ka shkruar aktorja bukuroshe dhe dasma është bërë në fshehtësi.

Isco dhe Sara janë në një lidhje që nga viti 2017 dhe janë një nga çiftet më të njohur spanjoll dhe tashmë kanë tre fëmijë.
“Ne vazhdojmë të jetojmë ‘në një flluskë’ sepse jetuam një ditë të veçantë të rrethuar nga njerëz që janë kaq të mahnitshëm dhe të rëndësishëm për ne”, shtoi aktorja.

Salamo luajti në 35 filma dhe seriale, ku më të njohurit ishin “El Favor”, “Stories to Stay Awake”, “El refugio”, “The Year of Fury” dhe “Drug Squad: Costa del Sol”.
Isco ishte një anëtar afatgjatë i Real Madridit, për të cilin luajti nga viti 2013, kur erdhi nga Malaga, deri në vitin 2022, kur u largua për në Sevilla. Ai është anëtar i Betisit që nga vera e vitit 2023.

Për Real Madridin, Isco ka luajtur 353 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola me 57 asistime, ndërsa për kombëtaren spanjolle ka 38 ndeshje dhe 12 gola.


Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë