Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se inflacioni vjetor në vend ka arritur në 4,5% në gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me muajin korrik 2025, inflacioni mujor ishte 0,5%.
Sipas ASK-së, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimet në disa kategori kyçe të konsumit. Çmimet më të larta janë regjistruar te:
Inflacioni
Gusht 2025 – Gusht 2024
Vjetor
| Energjia elektrike | +17,1% |
| Pushimet e organizuara | +17,1% |
| Kafja, çaji dhe kakaoja | +16,7% |
| Pemet | +16,6% |
| Mishi | +12,4% |
| Pajisjeve të transportit | +10,7% |
| Perimet | +9,7% |
| Qumështi, djathi dhe vezët | +8,2% |
| Shërbimet hoteliere | +8,2% |
Në total, këto rritje kanë ndikuar me 4,9 pikë përqindje në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.
Ndryshimet mujore: Gusht 2025 krahasuar me Korrik 2025
Në krahasim me muajin korrik 2025, inflacioni mujor ishte 0,5%, i nxitur kryesisht nga:
Inflacioni
Gusht 2025 – Korrik 2025
Mujor
| Biletat e fluturimeve | +15,4% |
| Qumështi, djathi dhe vezët | +2,4% |
| Perimet | +1,2% |
| Karburantet për transport | +0,8% |
Kosova po i rikthehet trajektores eksponenciale të inflacionit – e shtyrë, sipas njohësve të ekonomisë, në masë të madhe nga zhvillimet e brendshme, në dritën e shtrenjtimit të fundit të tarifave të energjisë elektrike.
Në korrik 2025, inflacioni vjetor në Kosovë, i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ishte 4.3 për qind. Kjo përbën një ritëm dukshëm më të lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila shënoi 2.4 për qind, një hendek prej 1.9 pikë përqindjeje.
Madje, në të njëjtin muaj, edhe zona e euros qëndroi në 2.0 për qind, duke dëshmuar stabilitet relativ krahasuar me Kosovën.
Në Kosovë, pjesën më të madhe të inflacionit e kanë gjeneruar ushqimet dhe pijet joalkoolike.
Në vitin 2022, vendi u përball me një valë të paprecedentë, ku mesatarja vjetore arriti 11.6 për qind, ndërsa vetëm në korrik norma u ngjit në 16 për qind.
Këtë herë, sipas të dhënave, rritja po ushqehet nga ushqimet e importuara (sidomos kafe/kakao) dhe rryma, ndërsa transporti po e zbut pjesërisht.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet