Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, këtë të enjte, mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës.
Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i kësaj force politike, Adriatik Lapaj, tha se tashmë mundësia që shqiptarët e diasporës janë më afër se kurrë për të votuar. Ai shtoi se parlamenti i republikës së Shqipërisë është i detyruar të marrë në shqyrim këtë projektligj dhe 21 mijë firmat janë provë se qytetarët duan hapjen e garës.
Ai shtoi se të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi dhe të bashkohemi për të krijuar një shtet sa me meritokratik
“Unë ftoj çdo qytetar që na dëgjon të bëhet aktiv të jetë i ndërgjegjshëm për nevojën që ka vendi për të drejtësi. Duhet ti largohet modelit të së shkuarës dhe të bashkohet me modelin që ka në themel të vet shtetndërtimin përmes ndërtimit të një kuadri ligjor të drejtë, meritokratik dhe në themel ka gjithmonë garën” tha Lapaj.



Të tjera
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik
Aktuale
A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci
Kosova ka hyrë në fazën vendimtare