Një foshnje 3 javëshe është sjellë dje pa shenja jete dje në Qendrën Emergjente në Suharekë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa shkaqet nuk janë bërë akoma të ditura.
Për këtë rast ka folur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala.
Shala tha se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa, prokurori i rastit ka lëshuar aktvendim për autopsinë e foshnjes.
“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë. Prokurori i rastit ka lëshuar aktvendim për autopsi, të cilen do ta kryej Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Viktima është i dtl. 25.05.2021”, tha Shala për Gazetën Express.
Vdekjen e foshnjes e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
“VDEKJE E DYSHIMTË /Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.