Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell.
Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C.
Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.
Të dielën duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C.
Të dielën fryn erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e fryn me hove deri në 15m/s.



Të tjera
Uncategorized
Najlepsze strategie zakładów w oscarspin dla bardziej doświadczonych graczy
W artykule tym omówimy najlepsze strategie
Aktuale
KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë mbetet e brishtë, me rrezik për tensione të reja në veri
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s
Lajme
Pas një viti pritje, vjen lajmi i madh për Qendrën e fëmijëve me autizëm dhe Down
Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se