Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se i mungon stërvitja, pasi sipas tij tashmë është bërë shumë kohë që po pushon nga kjo zeje.
Kanë kaluar tre vjet që kur Zidane u largua nga Real Madridi dhe të qenit trajner ka filluar t’i mungoj francezit.
“Tani jam i zënë në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë më mungon përditshmëria, edhe nëse përditshmëria si trajner është e ‘nxehtë’”, ka thënë fillimisht Zidane për Carre.
“Kam bërë një pushim që është bërë një pushim i gjatë. Më mungon herë pas here puna e trajnerit”.
Zidane foli gjatë edhe për marrëdhënien e tij me Marseillen dhe keqardhjen që nuk e ka veshur kurrë fanellën e këtij klubi.
“Marseja është kryeqyteti i futbollit dhe gjithashtu i sportit. La Castellane? Shumë atletë kanë ardhur nga kjo lagje. Kjo është arsyeja pse do të doja të shihja më shumë lojtarë të Marsejës në Olympique Marseille, të ardhur nga lagjet”.
“Ndodhi kështu, nuk isha unë, por Marseja dhe klubi janë gjithmonë në zemrën time. Nga mosha 11 deri në 14 vjeç kam qenë në stadiumin Velodrome”, përfundoi francezi.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person