Prattipati: Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë

Të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, nuk i kanë pëlqyer fare kritika e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ajo është shprehur e zhgënjyer me deklaratat e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Në një përgjigje për Kohën, diplomatja amerikane ka thënë se këto deklarata rrisin paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka thënë Prattipati.

Sipas saj, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin në mes të dy vendeve.

“Ne jemi duke e shqyrtuar me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, është shprehur Pratipati.

Të tjera