Pensionistët në Kosovë po përballen me një situatë gjithnjë e më të rëndë ekonomike dhe sociale.
Me një pension minimal, mijëra të moshuar po detyrohen të zgjedhin mes bukës dhe barnave.
Këto të ardhura nuk mjaftojnë as për nevojat bazë të jetesës, e aq më pak për të mbuluar shpenzimet e trajtimeve mjekësore që rriten me moshën.
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati, në një prononcim për FrontOnline, e ka përshkruar gjendjen si “të tmerrshme”.
“Vetëm një shujtë ditore mund të hahet me këtë pension. Po flas për pensionistët bazikë, disa e kanë pak më të lartë, por prapë është shumë pak,” tha Kastrati, duke theksuar se pjesa më e madhe e pensionistëve nuk kanë mundësi të përballojnë as blerjen e barnave esenciale.
Ai kritikoi qeverinë për mungesë të vullnetit dhe veprimit konkret në adresimin e kësaj krize sociale.
“Kjo qeveri që ka qenë nuk është për t’u lavdëruar, nuk ka bërë asgjë për pensionistët,” u shpreh ai.
Sipas Kastratit, një pension prej së paku 400 eurosh në muaj do të ishte minimumi për një jetë me dinjitet – jo për luks, por për mbijetesë.
“400 euro do të ishin të domosdoshme për mbijetesë për pensionistët, jo për luks. 120 euro veç një shujtë siguron. S’ka as barna, as asgjë. Po të mos kishin pasardhës, shumë pensionistë do të vdisnin nga kushtet,” tha ai



Të tjera
Aktuale
Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës
Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës,
Aktuale
Seanca për Kosovën në OKB, Shfi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka
Aktuale
Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, ndërsa qarkullimi mbetet i ngadaltë në Ngushticën e Hormuzit
Çmimi i naftës u rikthye në