Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbinë në procesin e dialogut për normalizim të raporteve gjenden në Bruksel.
Klisman Kadiu, shef i kabinetit të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Bislimi ndodhet aktualisht në kryeqytetin belg.
Në një prononcim për mediat, Kadiu nuk ka dhënë detaje shtesë.
“Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, ka thënë Kadiu.
Edhe Serbia kanë bërë të ditur se kryenegociatori i tyre, Petar Petkoviq, ndodhet gjithashtu në Bruksel.



Të tjera
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane