Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, ka reaguar ndaj qasjes së institucioneve të larta shtetërore, përfshirë Presidenten e Kosovës, lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve.
Në një postim në rrjetet sociale, Mujku ka rikujtuar një takim që kishte pasur me Presidenten në vitin 2022, pak javë pas rastit tronditës të dhunimit të një vajze 11-vjeçare nga disa persona të rritur. Ai ka treguar se në atë kohë kishte kërkuar ndihmë konkrete nga presidentja për të siguruar mbrojtje ndërkombëtare për viktimën, përmes bashkëpunimit me zyra të huaja në Kosovë, për shkak se shteti nuk kishte kapacitete për trajtim të duhur të rastit.
“Kurrë, asnjëherë, edhe pas shumë insistimeve përmes zyrës dhe këshilltarit të saj, nuk mora asnjë përgjigje,” shkruan Mujku.
Ai thekson se shqetësimi i tij ishte i justifikuar, pasi vajza e mitur, pas lirimit nga strehimoret, u riviktimizua – një gjë që e kishte paralajmëruar më herët. Sipas tij, mungesa e empatisë dhe veprimit konkret nga ana e Presidentes është tregues i dështimit institucional.
Mujku ka kritikuar deklaratat e fundit të Presidentes lidhur me kushtet e shkollës dhe sigurinë e fëmijëve, duke i quajtur të pamatura dhe fyese për realitetin me të cilin përballen shumë fëmijë të pambrojtur në Kosovë.
“Një fëmijë 11-vjeçar, tani më 14-vjeçar, ende nuk i vijon mësimet, ende gjendet i burgosur në një strehimore të tipit të mbyllur. Arsyeja? Sepse në shtetin që ju e udhëhiqni, nuk keni krijuar kushte për riintegrimin dhe risocializimin e fëmijëve të dhunuar,” thotë ai.
Mujku përmbyll postimin e tij duke thënë se edhe nëse do të shkruante 100 faqe për këtë çështje, asgjë nuk do të ndryshonte, sepse sipas tij, mungesa e reagimit institucional vazhdon të mbetet e njëjtë.
Të tjera
Aktuale
“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit
Gazetari Berat Buzhala, deklaroi në Pressing
Aktuale
Mot më stabil nga dita e premtë, temperatura deri në 30C në fundjavë
Ditën e premtë po parashihet stabilizim
Aktuale
Ish-ambasadori Ukshini: Rugova s’ka bërë kurrfarë drame pas atentatit, Osmani po ekzagjeron tejmase
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini, në një