Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati

Gjilani u trondit rëndë më 10 gusht nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe dy tjetër u plagos.

Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin, pas aktit të rëndë janë akoma në arrati.

Policia e Kosovës është ende në kërkim të tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Gazetës Sinjali se “po punohet intensivisht lidhur me rastin”.

Policia e Kosovës pati bërë të ditur disa prej masave që ka ndërmarrë për këtë rast.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, bëri të ditur dje Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, për shkak të hetimeve lidhur me veprimet hetimore e policore për këtë vrasje, u suspenduan edhe katër policë.

Gazeta Sinjali raportoi se ata janë:

Shaban Hajdari, Rreshter, Shef i Hetimeve, Stacioni Policor Novobërdë;

Bekim Sabedini, Rreshter, Njësia e Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan;

Ardian Demiri, Hetues, Stacioni Policor Gjilan;

Metush Arifi, Zyrtar Policor, Njësia e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan. Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale”, thuhej në njoftimin e IPK-së.

Në këtë rast humbën jetën Selami Hasani rreth 67-vjeçar, Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Të tjera

Opinione

Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit

Para se të ndalem më hollësisht

Aktuale

Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba

Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka