Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, është fatkeqësi që sot Kosova nuk ka institucione të besueshme të drejtësisë, dhe as të sigurisë.
Kjo sipas tij në këto institucione po ndërhyn politika, sidomos politikanët e korruptuar janë ata që e kontrollojnë Policinë, AKI-në, FSK-në, Gjykatat, Prokurorinë, KGJK-në, KPK-në dhe IPK-në.
Miftari tutje shprehet se, sot mundesh me u dënua e m’u ndjek penalisht vetëm në mungesë të njoftësive dhe lidhjeve politike.
Sipas tij, njerëzit në komisione janë të korruptuar dhe të dirigjuar nga nëntoka e politikanëve të korruptuar.
“Është e kotë nëse kadeti i Policisë e ka kryer ndershëm fakultetin me nota 10-she, pasi kur vjen në pyetje për t’u punësuar dikush nga nipat, kushërinjtë, dashnoret dhe njerëzit e Hashim Thaçit, Ilmi Reqicës, Sami Lushtakut, Isa Mustafës, Ramush e Daut Haradinajt, Behgjet Pacollit…. etj, ai studenti me nota 10-she mundet vetëm të shpresoj dhe ëndërroj punën si zyrtar apo epror i policisë, pa marrë parasysh aftësit e tij”, thekson ai.
Miftari pohon se, inspektorati Policor i Kosovës duhet me veprua, por edhe me i nxit policët e zyrtarët e pakorruptuar, siç vepron në Amerikë Kontrolli i Brendshëm i Policisë, që ka arritur për t’i pastruar bandat kryesore të krimin dhe klanet e organizuar në polici.
“Njësoj duhet të veprojnë në Kosovë edhe IPK, pasi korrupsioni, nepotizmi, gradimet politike të zyrtarëve të policisë që shpesh ndihmohen nga krimi i organizuar e nga korrupsioni në tenderë, në blerje pajisjesh, dhe shumë anomali tjera që ekzistojnë dhe janë goxha shumë prezentë në policinë e Kosovës“, përfundon ai.
Të tjera
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Avokati për kufizimet e vizitave Thaçit: Zhvendosje vëmendjeje nga roli tani përcaktues i mbrojtjes
Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin
Lajme
Xhavit Haliti: Pa koalicion, Kurti s’mund t’i krijojë institucionet
Pas vendimit të fundit të Gjykatës