Këngëtarja Lore ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve të saj.
E pyetur për mundësinë e një dissi muzikor, ajo e lidhi përgjigjen me përmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e formatit.
“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa”, tha këngëtarja.
Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për t’u parë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në vend, ç’ka do ishte një surprizë për publikun.



Të tjera
Lajme
Kusari: VV-ja për herën e dytë kundërshtoi dëgjimin e dy gazetareve që u larguan nga puna në RTK
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka
Aktuale
Tragjike në Tiranë, një shofer përplas për vdekje një 7-vjeçar dhe largohet
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër