Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka reaguar pas shumë pyetjeve nga ndjekësit për mungesën e projekteve të reja muzikore.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjete sociale, artisti ka bërë të ditur se ka ndaluar përkohësisht të gjitha projektet muzikore, për shkak të një konflikti të hapur me distributorin e mëparshëm.
“Këtë sezon jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori i mëparshëm. Fatkeqësisht, jam i detyruar që, derisa të zgjidhen këto çështje, t’i mbaj të gjitha projektet për vete, pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë material të ri përmes këtij distributori”, ka shkruar Gjesti.
Ai shton se po pret zgjidhjen e këtyre çështjeve për të rikthyer muzikën për publikun e tij. Në këtë fazë, thotë se do të qëndrojë i fokusuar në drejtësinë që kërkon.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person