Tre persona u plagosën në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas një të shtëne me armë zjarri në Times Square, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të New Yorkut.
Policia konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 01:20, ndërsa një person është arrestuar dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.
Sipas “New York Times”, viktimat janë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u qëlluan në këmbë, si dhe një 18-vjeçare që u godit në qafë. Autoritetet thanë se asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Ngjarja ndodh në një periudhë kur gara për kryebashkiakun e New Yorkut është në kulm, ndërsa lufta kundër kriminalitetit mbetet një nga temat më të nxehta të fushatës.



Të tjera
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të
Showbiz
Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i “deles rozë”
Një imazh tejet enigmatik i një
Lajme
Qeveria serbe bllokon fondet nga Kosova për Luginën e Preshevës
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel