Mediumi “EURACTIV” ka publikuar sot një shkrim për gjendjen në Policinë e Kosovës dhe për rastet e shumta të suspendimeve të policëve si rezultat i incidenteve ku përfshihen e përdorimit të tepruar të forcës gjatë përmbushjes së detyrës, transmeton Express.
Në këtë tekst, përmendet edhe rasti i fundit i Agon Zejnullahut, për të cilin po akuzohen pesë policë të Kosovës si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.
Një zyrtar i BE-së, siç citon EURACTIV, ka thënë për mediumin se “dhuna policore në Kosovë është endemike”.
“Gjatë pesë viteve të fundit, BE ka investuar 3 milionë euro në ndihmë dhe 1.5 milionë euro në trajnim për policinë e Kosovës, së bashku me mbështetje më të gjerë përmes misionit të saj të sundimit të ligjit EULEX. Duke folur për Euractiv, një zyrtar i lartë i BE-së e përshkroi dhunën policore në Kosovë si “endemike””, shkruan EURACTIV.
Siç raporton ky medium, akuzat për rritje të abuzimit policor në Kosovë kanë pasur ndikim negativ tek qëndrimi i BE-së si një nga financuesit kryesor të Policisë së Kosovës.
“Akuzat në rritje për abuzim policor në Kosovë po ngrenë pyetje të pakëndshme për Bashkimin Evropian, financuesin dhe mbështetësin kryesor të forcës policore të vendit”, shkruan EURACATIV.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet