Zyrtarisht është anuluar aktiviteti i prokurimit për dhënien e kontratës për hartimin e planit të fizibilitetit për ndërtimin e objektit të presidencës së Republikës së Kosovës.
Vendimi për anulim të procedurës së prokurimit u mor, më 29 korrik, shkruan IndeksOnline.
Objekti i presidencës planifikohej të ndërtohej në zonën e Prishtinës së Re, teksa thirrjes për tenderin për hartimin e planit të fizibilitetit iu përgjigjen tri palë.
Në njoftimin zyrtar të Organit të Prokurimit bëhet e ditur se arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik është një dispozitë në Ligjin e prokurimit publik, që ka kërkuar anulimin e aktivitetit.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I të këtij njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet në njoftim.
Aktiviteti i prokurimit për hartimin e planit të fizibilitetit ishte bërë përmes një procedure të hapur, teksa vlera e parashikuar e kontratës ishte 25 mijë euro.
Në fund të muajit korrik u raportua për procedurat tenderuese të nisura nga presidenca, lidhur me ndërtimin e objektit presidencial.
Kësisoj, presidenca e Republikës së Kosovës do të shpërngulej nga objekti i kuvendit, në lagjen “Prishtina e Re”.
Por, nga presidenca deklaruan se nuk është kërkuar ndërtimi i një objekti me oborr privat, suita, dhoma private e luksoze, por vetëm hapësira pune dhe pritjeje zyrtare.
“Plani ideor i shpallur për ndërtimin e objektit presidencial nuk e ka marrë aprovimin e presidentes dhe brenda suazave ligjore presidentja do të kërkojë që ai të revidohet në mënyrë që t’i përshtatet specifikave dhe nevojave reale të Republikës së Kosovës”, u tha në reagim të presidencës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet