Trysnia për Asociacionin ka vazhduar të jetë prezentë tash e një kohë.
Së fundmi është shtuar kjo trysni pas largimi të Kosovës nga agjenda e KiE-së, ku u vendos si kusht krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
E për këtë çështje ka folur sërish ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.
Ai ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë pa ecur përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas një takimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare IKD dhe FOL me të cilët tha se foli për përmirësimin e qasjes në drejtësi në përputhje me standardet e KiE, Rohde tha se Gjermania mbetet e përkushtuar për ta anëtarësuar Kosovën në KiE sa më parë.
“Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Europës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e KiE. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta futur Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë”, shkroi Rohde në “X”.
Duhet theksuar që Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.
Në hapin e tretë, miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës.
Tahiraj: Këto deklarata janë serioze dhe shumë të vendosura

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora Saim Tahiraj.
Ai thotë se kjo deklaratë e ambasadorit Rohde është vazhdimwsi e deklaratave paraprake dhe se rikujton që Kosova duhet të jetë në vazhdimwsi në koordinim me shtetet evropiane dhe SHBA-të.
“Kjo deklaratë e Ambasadorit të Gjermanisë z.Rohde është vazhdimësi e shumë deklaratave paraprake e cila ja rikujton edhe njëherë detyrën kryesore kryeministrit Kurti. Njëjtë si Ambasadori Gjerman z. Rohde, kanë deklaruar edhe ambasadorët e shteteve mike Evropiane. Gjithashtu njëjtë ka deklaruar edhe Ambasadori Amerikan dhe zyrtarët e lartë të SHBA-ve, madje duke e përsëritur shumë here dhe në formë të prerë”, u shpreh ai.
Më tej, analisti shprehet që për shkak të shumë situatave shkuarja në zgjedhje të parakohshme është zgjidhja e duhur.
“Këto deklarata janë serioze dhe shumë të vendosura, për arsye se veprimet arrogant dhe jo serioze të Kryeministrit Kurti kanë humbur besimin në te. Asnjë shtet mik i Kosovës nuk ka besim më në kryeministrin Kurti, andaj kërkojnë veprime konkrete e jo fjalë mashtruese. Sa më gjatë do qeverisë ky Kryeministër, aq më shumë po i humbim miqtë tanë, andaj do ishte në t ‘mirë të Kosovës që kjo Qeveri të bie sa më parë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Uroj që kjo e mirë t’i ndodhë Kosovës”, foli Tahiraj për “Bota sot”.
Mehazi: Është e palogjikshme dhe absurde deklarata e ambasadorit gjerman

Ndërsa profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet më skeptik për qëllimet e Rohde duke vë në pah konfuzimin e Rohde me deklaratat e tij për Kosovën.
“Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, është i paqartë dhe konfuz me deklaratën e tij, se, Kosova duhet të bëjë “forcimin e sundimit të ligjit”, në anën tjetër shpreh të kundërtën që për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës Kosova duhet që me anë të asociacioneve të pakicës serbe të forcohet sundimi i ligjeve serbe në veri të Kosovë, Kuptimi politik i kërkesës së ambasadorit gjerman, Rohde, është që për t’u pranuar Kosova në Këshillin e Evropës jo të sundonte, po qeveria e Kurtit t’ia dorëzonte sundimin e ligjeve Serbisë në veri të Kosovës.
Është e palogjikshme dhe absurde deklarata e ambasadorit gjerman pasi si asnjëherë më parë Kosova nuk ka sunduar me ligjet e saja në tërë territorin e Kosovës, sidomos veriun e vendit me shumicë serbe të cilët identifikohen jo si më parë me dokumente personale të Serbisë, por me dokumentacione personale të Republikës së Kosovës, me targat e Kosovës, po ashtu dhe me sundimin e ligjeve në katër komunat të pakicave serbe në veri”, potencon ai.
Profesori në bisedë e sipër thekson që Kosova ka për qëllim të ruaj territorin e saj duke shtruar sovranitetin në gjithë vendin pa përjashtime.
“Ambasadori gjerman Jom Rohde në vend që të përkrah sundimin e ligjeve të Kosovës plotësisht, ai përkundrazi del në anën e Serbisë që para disa javëve në OKB u vulos si shtet gjenocidial në botë.
Për Kosovën dhe qeverinë e saj më e vlefshme është ruajtja e kushtetutshmërisë së sundimit të ligjeve në tërë territorin e saj: veri, jug, lindje e perëndim sesa anëtarësimi në Këshillin e Evropës që për t’u anëtarësuar në këtë organizatë mafioze kushtëzojnë qeverinë e Kurtit për “sundimin e ligjeve serbe ” në veri që e kërkon Rohde dhe diplomatet tjerë evropianë.
Pa vlerë shtetërore është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nëse nuk ekzistojnë ligjet kushtetuese të Kosovës në pjesën veriore të vendit”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.
Të tjera
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një
Lajme
“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”
104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i standardit.
Aktuale
Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur