Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë tri automjete. Dy nga to kanë qenë vetura, dhe automjeti tjetër kamion.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Express, ku është shtuar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
‘‘Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete(1 kamion dy vetura).
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, është thënë nga Policia.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në