Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se vendimi i shumëpritur i Gjykatës Kushtetuese pritet të shpallet brenda tri ditësh, para skadimit të masës së përkohshme që ka pezulluar çdo veprim të Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka cilësuar këtë periudhë si “show-n e fundit” para vendimit madhor që do të përcaktojë kahjen e zhvillimeve në vend – drejt stabilitetit institucional ose drejt zgjedhjeve të reja.
“Unë mbetem i bindur se Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës duhet të rikthejë normalitetin institucional në tri hapa:
Të jepet afati kushtetues prej 30 ditësh partisë apo koalicionit të parë për të tentuar zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;
Nëse nuk ka sukses, të lejohet Kuvendi të zgjedhë një kandidaturë tjetër;
Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidentja të shpallë zgjedhje të reja në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës.
“Demokracia nuk duhet të bllokohet.Shumica vendos. Kushtetuta udhëzon. Institucionet duhet të funksionojnë”, përfundoi Gashi.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një