Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar më 7 gusht nga OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale.
Ajo e cilësoi shqetësuese pranimin e provave të prodhuara nga Serbia nga ana e kësaj gjykate, duke thënë se ato janë historikisht të falsifikuara dhe synojnë të rishkruajnë historinë.
Osmani theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar kundër forcave gjenocidale të Millosheviqit. “Është fat i keq që mendësia e njëjtë ende sundon në Serbi,” tha ajo, duke bërë thirrje për unitet në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese se cilado gjykatë e krijuar nga Kosova, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues të funksionojë sipas sistemit juridik, që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar se historikisht çdo që prodhon shteti i Serbisë kundër UÇK janë prova të falsifikuara që kanë një synim ta rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje që mund ta njollosë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ka qenë luftë për të mbrojtur nga forcat gjenocidale të Millosheviqit. Por është fat i keq që akoma mbetjet e Millosheviqit e udhëheqin Serbinë dhe për shkak se ende mendësia e njëjtë, i përdorin të njëjtat metoda. Duhet të gjithë ne si institucione, si popull, si komb, t’i bashkojmë forcat tona në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare.”, deklaroi ajo



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet