Një rast tronditës trafikimi me njerëz dhe shfrytëzimi seksual të një të miture ka dalë në dritë pasditen e 23 korrikut në Villa TINI në Malishevë, ku dy persona dyshohen se kanë keqpërdorur një vajzë vetëm 15-vjeçare, e cila më herët ishte raportuar si person i zhdukur.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima S.A., rreth 15-vjeçare është identifikuar dhe intervistuar më 25 korrik 2025, ku në deklaratën e saj ka dhënë detaje dhe elemente që përputhen me veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – NJHTQNJ-Prizren, pas hetimeve intensive, ka lokalizuar vendin ku është zhvilluar aktiviteti kriminal dhe ka mbledhur prova që e lidhin viktimën dhe dy të dyshuarit me lokacionin në fjalë.
Të dyshuarit: B. Z., rreth 20-vjeçar, nën dyshimin për “Trafikim me njerëz”, dhe L. B., rreth 33-vjeçar, nën dyshimin për “Shërbime seksuale me viktimën e trafikimit”, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë në Qendrën e Ndalimit.
Hetimet për këtë rast të ndjeshëm janë duke vazhduar, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar veprime të mëtejshme penale për zbardhjen e rrjetit të mundshëm të përfshirë në trafikim dhe shfrytëzim të të miturve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në