Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pas vendimit për heqjen e tarifës 10% ndaj produkteve amerikane, duke kujtuar se muaj më parë kishte kërkuar një hap të tillë nga Qeveria e Kosovës.
Në një postim në ‘X‘, Osmani tha se Kosova është krenare që ka qenë vendi i parë që ka propozuar eliminimin e barrierave tregtare ndaj aleatit kryesor.
“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik”, ka shkruar Osmani, pa përmendur Qeverinë e Kosovës si vendimmarrëse.
Në reagimin e saj, presidentja ka etiketuar presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar:
“Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në