Gazeta Sinjali më herët raportoi për një ngjarje të rëndë që është raportuar sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të paqarta.
Sinjali mëson se 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në në garazh pranë veturës së tij, është Nosh Margilaj.
Raportimin e Sinjalit e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku bëri të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj.
“Më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës.”
Tutje, Policia shtoi se prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të