Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka shprehur shqetësimin e thellë që edhe këtë fundmuaj, mediumi publik i vendit mbetet pa financim, duke lënë pa paga mbi 700 punëtorë dhe familjet e tyre.
Sipas Sindikatës, kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme.
“Ne nuk mund të pranojmë që punëtorët e RTK-së, të cilët çdo ditë mbajnë të informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të mbeten pa të ardhura për shkak të neglizhencës institucionale.
Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë” thuhet në reagim.
Madje, Sindikata ka rikujtuar protestën e lajmëruar për 6 gusht, duke thënë se mbetet e pashmangshme kjo formë e të shprehurit.
Me këtë rast, Sindikata ka njoftuar të gjithë punëtorët e RTK-së të jenë të pranishëm dhe të bashkuar në këtë protestë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në