Sektori për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një operacion ekshumimi në varreza të fshatit Brekoc, Komuna e Gjakovës.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë gërmimeve të kryera më 30 korrik 2025, janë zbuluar eshtra njeriu, që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor dhe identifikim të mundshëm përmes analizave forenzike.
Autoritetet do të vazhdojnë me hetime për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e zhdukjes.
“Sektori për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, më 30.07.2025, kanë realizuar ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës, për ekshumim në varreza të Brekocit të Gjakovës. Gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar, janë hasur eshtra njeriu, me interes forenzik, të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një (1) individi, të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjekoligjor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një