Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një tjetër aktvendim të Gjykatës, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për kompaninë e radhës.
OEK ka thënë se ky vendim është sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar nga ky vendim.
“Ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim. OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.”
OEK i ka bërë thirrje ZRRE’së që ta anulojë vendimin për dalje në treg të lirë të energjisë.
“Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të