Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar thirrjes për protestë të të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale për gjykimin aktual në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, ka shkruar Haradinaj.
OVL e UÇK-së ka ftuar për protestë më 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtina nga ora 17:00.
“Ngrihemi për drejtësi, për të vërtetën, për UÇK-në!”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate.
Lëvizja vjen pasi Gjykata Speciale në Hagë së fundi ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për heqjen e disa pjesëve të aktakuzës ndaj tyre që lidhen me pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në