Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar gjitha mekanizmat që ndihmuan në gjetjen e trupit të të riut që humbi jetën në Ujman.
Kreu i VV-së Albin Kurti ka shprehur ngushëllime e dhimbje për këtë humbje.
Por, pasi u kritikua gjerësisht për mënyrën sesi partia e tij e politizoi prezencën humanitare të FSK-së në veri.
Kurti nuk e foli asnjë fjalë për këtë narrativë, që nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë u konsiderua si e rrejshme.
“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit. Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në