Juristja e medias, Flutura Kusari, përmes një statusi në rrjetin “Facebook” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën “luftë special” kundër RTK-së, duke numëruar tetë pika për ta mbështetur këtë pohim.
“S’ia ka nda buxhetin që i takon, s’ia ka zgjidhë çështjen e pronës, s’ia ka bo ligjin, e ka përdorë për propagandë kundër mediave tjera, u mundu me e nënshtru ish-drejtorin gjeneral dhe disa anëtarë të bordit (me disa ia ka dalë), ka ndiku me hekë emisione që i ka konsideru të pavarura, iu ka bo presion gazetarëve dhe redaktorëve përmes veglave, ka ndiku me i blacklist kritikuesit e pushtetit” – shkroi ajo.
Sidoqoftë, sipas saj, VV-ja nuk ka arritur që ta fusë “nën kthetrat e saj” televizionin publik ashtu siç ka ëndërruar, “ndonëse e kontrollon pjesërisht”.
Në fund, Kusari bëri thirrje që VV-ja t’ia ndajë buxhetin RTK-së dhe t’ua rrisë rrogat punëtorëve të televizionit “urgjentisht”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në