Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe e quajti narcizoid politik.
Madje ai tha se është bashkëfajtor që Kurti është në pushtet dhe publikisht u kërkoi falje njerëzve.
“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik, unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër, kam qenë zv,kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”.
“Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajëtor që një njeri si ai është në pushtet sot”, u shpreh tutje Abazi.
Të tjera
Aktuale
Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë