Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë planifikuar dhe zhvilluar patrullime dhe operacione vëzhgimi në gjithë zonën e tyre të përgjegjësisë.
“Prania e vazhdueshme e patrullave në terren është thelbësore për të ruajtur një prezencë të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën në terren dhe për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Për më tepër, këto patrullime mundësojnë kontakt të rregullt me popullatën lokale dhe autoritetet civile, duke forcuar besimin në KFOR dhe duke theksuar rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”.
KFOR ka bashkëngjitur një video ku shfaqen pamje nga aktivitetet dhe patrullimet e fundit të ushtarëve italianë në terren.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në