I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në platformën “X”, Grenell rikujtoi se ishte prokurori Jack Smith ai që e urdhëroi arrestimin e Thaçit në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej për një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.
Ish-zyrtari amerikan ka qenë kritik i vazhdueshëm ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti i Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e quajtur procesin si të motivuar politikisht.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në