Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur sot, më 25 korrik 2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme.
Shoferi B.A., 19 vjeç, është ndaluar nga Njësia e Komunikacionit Rrugor teksa po drejtonte një automjet të tipit Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 40 km/h.
Policia ka marrë masa të ashpra ndaj tij: Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj dhe përjashtim nga trafiku.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në