Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur pas dështimit të serishëm të seancës konstituive. Ai ka thënë se do të ishte mirë që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të parë se si do të procedohet tutje, shkruan Gazeta Express.
“Do të ishte mirë të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Do të ishte mirë që pas vendimit, të mobilizohen forcat politike”, ka thënë Limaj.
Ai ka treguar se Kurti nuk i ka votat për të krijuar një Qeveri të re dhe se këtu është problemi i bllokadës.
“Unë vazhdimisht kam thënë shumicë qeveritare. S’ka zgjidhje parciale. Për mue asnjëherë s’ka qenë temë kryetari i Kuvendit. S’ka numra të mjaftueshëm për Qeveri, derisa s’ka numra për shumicë qeverisëse, gjendja ka ngecur këtu. Po të ishin votat, do të demonstrohej vota në zgjedhjen e Kuvendit”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se NISMA s’përkrah zgjidhje parciale që e çojnë vendin në zgjedhje.



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të