Janë ditë e fundit të muajit korrik.
Por kompanitë të cilat kanë dalë në treg të lirë të energjisë thonë që ende nuk kanë pranuar faturat e energjisë elektrike për muajin qershor.
Në mesin e tyre është edhe ky biznes që merret me shitjen e veshmbathjeve.
“Faturat e muajit qershor nuk na kanë ardhur, pra presim me na ardhë dy faturat e energjisë , pra edhe këtij muajit edhe muajit qershor. Jemi të shqetësuar pasi po flitet për rritje të rrymës, pasi kjo mund të na dërgoj drejt mbylljes së lokalit ose ndonjë punëtorë me largu nga puna për me ia dal”, shprehet Adem Berisha – menaxher.
Televizioni iu ka dërguar pyetje Korporatës Energjetike të Kosovës, KEDS-it e KESCO-s për këto vonesa por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.
Por sipas Dhomës së Tregtisë të gjitha këto po ndodhin për shkak të mos përgatitjeve të institucioneve për liberalizimin e tregut të energjisë.
“I gjithë procesi është nisur në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë të gabuar, as institucionet publike në rastin e tashëm KEK-u si furnizuesi i mundësisë së fundit, nuk ka qenë fare i përgatitur e të përgatitur nuk kanë qenë as KESCO e as KEDS- që ndërlidhen me çështjen e faturimit të energjisë elektrike. Kjo tregon se i gjithë procesi është bërë në mënyrë Ad Hoc”, ka thënë Kushtrim Ahmeti.
E të mërkurën Zyra e Rregullatorit ka paralajmëruar bizneset që të lidhin kontrata me furnizues afatgjatë, pasi mund të mbesin pa rrymë.
“Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht”, është thënë nga ZRrE.
Tutje, ZRrE ka thënë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullator.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në