Numri i seancave për konsituimin e Kuvendit ka kaluar 50.
Pozitë e opozitë nuk po arrijnë marrëveshje që të formojnë institucionet e reja.
Këtë bllokadë po e sheh me shqetësim profesori amerikan David Phillips.
Ai për Front Online ka bërë një deklaratë të fortë mbi nevojën për lidership të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të guximshme në skenën politike kosovare.
“Nuk më takon mua të them se kush duhet të tërhiqet. Dikush duhet të marrë vendime të vështira për të krijuar hapësirën politike që Kosova të zhvillohet. Kauza kombëtare është më e rëndësishme se çdo individ i vetëm”, deklaroi Phillips
Që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale për shkak të dështimit për të konstituar Kuvendin.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, seancat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar mbi 50 herë.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi 48 ulëse, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por opozita ka refuzuar ta mbështesë atë dhe po e bllokon edhe procesin e votimit të fshehtë.
Mospajtimet e thella politike kanë krijuar një ngërç që ka bllokuar institucionet.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar afatin përfundimtar të konstituimit deri më 26 korrik 2025, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar sqarime për mundësinë e një shtyrjeje nëse arrin ndonjë marrëveshje ndërmjet partive



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në