Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.
“Jemi në ditët e fundit nga aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi optimist se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë takime dhe ka mundësi që të arrihet një zgjidhje në marrëveshje në mënyrë që Kuvendi të konstituohet deri më datë 26 korrik. Shpresoj që të ketë takime nesër dhe pasnesër”, ka thënë Matoshi.
Ai ka thënë se nëse Limaj zgjidhet kryeparlamnetar dhe nuk sigurohet votat për qeverinë, Limaj do të jap dorëheqje nga posti.
Matoshi ka përsëritur qëndrimin fillestar të partisë, se nuk duan poste në ekzekutiv, por që do ta votoni Qverinë Kurti 3 dhe do të bashkëpunonin me të.
“Ne kemi ofruar ti votat tona. Nuk kemi pas synime që të jemi pjesë e qeverisë në këtë periudhë kohore. Kemi vërejt që mundësia më me mirë është që të udhëheqim legjislativin dhe për këtë kemi ofruar kandidatin tonë z. Fatmir Limaj. Kjo ka qenë ideja jonë dhe i kemi qëndruar prapa, por do ta votonim dhe bashkëpunonim me një qeveri të VV-së”, ka thënë Matoshi per Teve1
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një