Në media sot është raportuar për një aksident në Serbi, në të cilën është përfshirë një kompani e udhëtimit me autobus nga Kosova.
Zëri” ka kontaktuar kompaninë “Zhitia Tourist”, e cila ka mohuar lajmin për të vdekur nga ky aksident, derisa kanë thënë se aksidenti ka qenë një gërvishtje e lehtë dhe pas 20 minutash autobusi ka vazhduar rrugën.
Nga kompania thanë se autobusi ka qenë pa udhëtar.
Po ashtu në një sqarim që ka publikuar më vonë kompania, thuhet se raportimi i mediave për të vdekur nga ky aksident janë të pavërteta.
“Një nga 15 autobusët tanë që u nisën mbrëmë drejt Europës kishte një gërvishtje apo aksident të lehtë kur pas 20 minutash i njëjti vazhdoi rrugën për në destinacionin e tij, autobusi ishte i zbrazur pa pasagjerë në të ishin vetëm dy shoferët”, thuhet në sqarimin e kompanisë, transmeton Zeri.info.
Ata i kanë quajtur spekulime raportimet për “aksident të rëndë” dhe që kanë për qëllim të dëmtojnë kompaninë. /Zëri



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në