Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i bindur që Gjykata Kushtetuese “do ta gjejë një zgjidhje” pasi presidentja Vjosa Osmani iu drejtua të martën.
Ai tha para vazhdimit të seancë konstituive se ky veprim i Osmanit ishte i nevojshëm dhe se “e ndryshon gjendjen”.
Haradinaj tha se “ekziston mundësia e pauzës ose e ngrirjes së afatit 30-ditor”.
“E vetmja shpresë mbetet kjo. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë sepse kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja s’është e mirë”, tha ai.
Haradinaj shpreson se aktgjykimi i ri i Kushtetueses “nuk do të vonohet”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në