Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Serbi, në afërsi të Krushevacit, ku janë përfshirë një autobus i një kompanie nga Kosova dhe një veturë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, bëjnë të ditura burimet e Dukagjinit, kur autobusi i kompanisë “Zhitia Tours”, i cili po udhëtonte në linjën nga Prishtina për në BE, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja të rënda.
pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.
Nuk dihen ende detaje të plota për shkakun e aksidentit ose identitetin e viktimës, por burime të Dukagjinit kanë konfirmuar se në autobus ndodheshin qytetarë nga Kosova. Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të sqarohet nga mjekët në orët në vijim.
Dukagjini ka tentuar të marrë informacion nga kompania dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur./klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në