Gazeta Sinjali mëson për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në diskotekën “Gate” në Prishtinë, ku është raportuar një dyshim për vendosje të eksplozivit.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime brenda diskotekës, më 23 korrik 2025, rreth orës 00:30, në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka arritur një email anonim, në të cilin thuhej se një person kishte hyrë në diskotekë me një çantë dore që dyshohej se përmbante eksploziv.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore reaguese, njësia për deminim dhe njësia K9 (qen të trajnuar për eksploziv) janë vendosur në gatishmëri të plotë dhe kanë shkuar në lokacion.
Në vendin e ngjarjes është bërë evakuimi i menjëhershëm i qytetarëve, ndërsa personeli i sigurimit të diskotekës ka deklaruar për policinë se nuk kanë parë ndonjë aktivitet apo person të dyshimtë.
Pas kontrollit të imtësishëm të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, si dhe pas përfundimit të ekzaminimeve nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, duke e klasifikuar rastin si alarm të rremë.
Lidhur me këtë incident, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetuesit policorë kanë nisur procedurat për identifikimin e dërguesit të informatës, i cili mund të përballet me pasoja penale për “krijim të panikut apo alarm të rremë”.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një