Sot mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, përreth zonave malore shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullima. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C.
Nga e enjta sërish temperaturat shënojnë rritje që pritet të arrinë deri në 38C e 39C, të premtën dhe ditën e shtunë. Lokalisht maksimalet mund të shënojnë vlera sërish prej apo mbi 40C. Mbeten kushte të motit kryesisht me diell deri të premtën.
Mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu paraqiten të shtunën pasdite, por se mundësitë që të jenë më të përhapura në vend janë ditën e diel, kur dhe temperaturat maksimale zbresin më afër vlerave mesatare prej 28C e 29C. Temperaturat minimale mbesin të larta duke regjistruar edhe netë tropike. Frynë erë perëndimore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në