Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se pret që sa më shpejt të zbardhet rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut. Ku i ndjeri dyshohet se ka vdekur gjatë arrestimit më datën 7 korrik.
Në një konferencë për media, Hoxha tha se presin që e vërteta të del në shesh.
“Ne shprehim keqardhje për atë se çka ka ndodhur në Lipjan, dhe presim verdiktin final të drejtësisë, dhe presim që e vërteta të del në shesh. Shprehim keqardhje familjes dhe po ashtu ngushëllime, mbetet që Inspektorati dhe Prokuroria të zbardhë sa më shpejt këtë rast të rëndë që e kemi pasur me datën 7 korrik”, u shpreh Hoxha
Ndryshe, lidhur me rastin pesë policë ndodhen në masën e paraburgimit. Ndërsa, dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan duke e kthyer çështjen në rigjykim.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet